Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 16:00

Keni edhe ju disa probleme të vogla të cilave nuk dini si duhet t’i jepni zgjidhje? Sot shpresojmë  që t’iu ndihmojmë sadopak me këshillat tona të bukurisë.


1.Thonjtë e thyer.

Nëse i keni thonjtë që thyhen lehtë, patjetër  duhet të ndërpritni lyerjen me manikyr, pasi manikyri i dëmton thonjtë dhe largon yndyrën e tyre duke i dobësuar ato. Këshillohet që disa ditë duart duhet të lyhen me vaj ulliri në mënyrë që thonjtë të forcohen sërisht.

2. Rrudhat e gjoksit

Nëse keni rrudha në gjoks, në mëngjes sapo të jeni zgjuar nga gjumi, duhet të spërkatni me ujë të ftohtë gjoksin tuaj dhe pastaj ta lyeni me një krem hidratues nga lart poshtë.

3. Këmbët e lodhura

Nëse ju kalon tërë dita dita në këmbë, atëherë kujdesuni për këmbët tuaja, pastrojini, patjetër lyejini me xhel për vena dhe së paku kur të uleni mbani këmbët lart.

4. Flokë i dëmtuar nga dekolorimi

Nëse keni dekoloruar flokët tuaja, dhe ato janë shumë të dëmtuara dhe të dobëta, mos harroni që duhet të përdorni një shampo specifike për forcimin e tyre. Për t’u dukur një flok më i shëndetshëm lyejini me shkumë flokësh, i vini bigudinat e mëdha dhe i thani me tharëse; në këtë mënyrë do të duken më të shëndetshme dhe më me volum.

5. Flokë pa shkëlqim

Nëse keni flokë pa shkëlqim edhe pasi t’i keni larë, shpërlajini me uthull molle dhe ujë mineral të përziera bashkë në formën e një mase.

6. Flokë të yndyrshëm

Keni flokë të yndyrshëm dhe nuk keni kohë t’i lani? Zgjidhja e duhur është të përdorni pudër për fëmijë tek rrënja e flokut dhe në këtë mënyrë floku juaj nuk do të duket aspak i palarë. (LajmeShqip.com)