Sillni jetë me stilin tuaj të flokëve duke aplikuar ngjyra të këndshme për syrin, po ashtu edhe për look-un tuaj. Trendi më i fundit janë ngjyrat e ëmbla, të ndërthurura me fije përafërsisht si ngjyra e flokut.
Këto ide kreative parashikohet se do të jenë shumë të përdorura gjatë këtij viti. Mos harroni se, nëse tentoni të hapni ngjyrën e flokëve është shumë e rëndësishme që pas lyerjes së tyre duhet të aplikohen maska për ripërtëritjen e tyre.
Është e rëndësishme që para se të tentoni të aplikoni një ngjyrë floku, që kurrë më parë s’e keni pasur, të krijoni idenë dhe të konsultoheni me parukieren tuaj sepse jo çdo ngjyrë mund t’ju shkojë.
Ngjyra e kuqe e flokëve do të jetë një ndër ngjyrat më të preferuara për këtë sezon. Guxoni edhe ju të krijoni femrën fatale. Me ngjyrën e flokëve më të mahnitshme që të tjerët as në ëndërr nuk e kanë parë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 25 January 2012 16:59 

