Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 16:43

Ekzistojnë disa arsye përse ju nuk po arrini të gjeni mashkullin perfekt.

Takimet janë një rrugë e sigurtë që ju çojnë drejt një destinacioni, që në fund të fundit çdo femër e ëndërron, të krijojë familjen perfekte me princin e saj të kaltër. Por, a jeni ju në rrugën e duhur për të takuar njeriun e jetës? Nëse jo, ndiqni këto këshilla dhe do të kuptoni se lumturia ekziston.

1. Dëgjoni zemrën tuaj, jo atë çfarë thonë të tjerët

Mos e lejoni veten të influencoheni nga familja apo nga miqtë tuaj. Sepse duke pasur parasysh çfarë thonë ata, do të harroni se çfarë ju pëlqeni në të vërtetë, dhe kjo gjë mund të përbëjë një problem të vërtetë për zgjedhjet që mund të bëni.

2. Mos kini shumë pretendime

Ato vajza të cilat presin princin e kaltër dhe kërkojnë perfeksionin, nuk duhet të harrojnë që çdo qënie njerëzore gabon dhe askush nuk është perfekt!

3. Mos e nënvlerësoni veten

Nëse nuk ndiheni mirë me veten tuaj, meshkujt do t’a vënë re dhe kjo nuk është gjë e mirë, pasi meshkujt i duan femrat me shumë besim në vetvete.

4. Mos u bëni shumë kërkuese

Në fillimin e lidhjes do të ishte një gabim i madh sikur të fillonit të luanit rolin e shefit. Lëreni lidhjen të shkojë ashtu siç duhet në rrjedhën e saj; në fund të fundit, çfarë ka për të ndodhur do të ndodhë dhe askush nuk mund ta parandalojë të ardhmen. (LajmeShqip.com)