Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 07:34

New York – Diplomatët e disa vendeve perëndimore dhe SHBA-së e braktisën dje seancën e Asamblesë së përgjithshme  të KB-së  gjatë fjalimit të presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Diplomatët amerikanë e braktisën seancën pasi Ahmadinexhad i quajti sulmet terroriste ndaj New Yorkut dhe Washingtonit, më 11 shtator 2001, si “arsyetim” për sulmet amerikane ndaj Irakut dhe Afganistanit.

Diplomantët e huaj tjerë së shpejti pastaj e braktisën seancën.

Ahmadinexhadi i quajti sulmet e 11 Shtatorit “misterioze” dhe shtoi se vendi i tij dhe vet ai i janë nënshtruar presionit nga Qeveria amerikane pasi ka kërkuar hetim për këtë ngjarje.

“Në vend se të formohet ekip për konfirmimin e fakteve, e vranë kryesin kryesor dhe trupin e tij e hodhën në det. A nuk do të ishte më e kuptimshme ta nxjerrnin para drejtësisë”, tha Ahmandinexhat.

Presidenti iranian i akuzoi SHBA-në dhe aleatët e saj se “shohin në cionizmin si punë e shenjtë dhe ideologji”.

Qindra njerëz protestuan dje para ndërtesës së KB-së për shkak të pjesëmarrjes së presidentit iranian në seancë.