Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 19:10

Athinë- Ish kryeministri grek Jorgos Papandreu para anëtarëve të Lëvizjes së tij socialistike mbarëgreke (PASOK) paralajmëroi se do të tërhiqet nga funksioni lider partiak dhe nuk do të kandidohet përsëri për funksionin kryeministër.

“Ai na tregoi se do të japë dorëheqje si lider i PASOK-ut dhe se nuk do të kandidohet përsëri për funksionin e kryesministrit”, deklaroi deputeti i PASOKU-ut pas takimit partiak.

Papandreu e braktisi funksionin kryeministër në nëntor të vitit të kaluar, me qëllim që të lejojë formim të qeverisë koalicione, e cila duhet t’i ndihmojë Greqisë të dalë nga kriza më e madhe financiare.