Lajme Shqip Thursday, 06 August 2015 10:27

Televizioni nacional i Bayernit në München duke pasur teme integrimin e refugjateve kosovare dhe migrimin e tyre koheve te fundit ka marr nje shembull tipik te integrimit te kosovarit Ilir Seferi nga Prekazi dhe e vllezerve te tij.

Titulli i Emisionit qe transmetohet në lajmet e mbremjes është „Prej refugjati deri te pozicion Shef“

Në fillim shihet iliri shume modest duke ju treguar reportereve se edhe pse është chef kur punëtoreve ju duhet ndihma ju ndihmon edhe te laje enë sepse mu aty ka filluar karriera e tij si refugjat vitet e 90-ta.

Reporterja vazhdon me tutje; Prej pjatelarsi në shef. Kjo është karriera pabesueshme e ilir seferit i cili në vitin 1993 as qe ka mundur ta enderroj kur ka ardhur në Gjermani, pa njohur gjuhen Gjermanë, pa perspektive.

Iliri Thote, atehere kam vendosur te pranoj ate qe do ta gjeje sepse edhe prej babait qe është profesor jemi mesuar qe te punojme me djerse dhe sinqert.

Megjithese ka qenë shume e veshtire sepse statusi i refugjati nuk e lejonte qe te punoj.

Megjithate nuk është ndalur te kerkoje pun dhe pasi i kishte rreth 80 vende te punës me në fund ju pranua statusi qe te punonte, mirpo vetem si pjatelares.

Iliri pastaj tregon se si ka punuar nëper restaorante te ndryshme dhe në fund në Restaoranin me te njohur në Bote Hofbrauhaus ku thot se ka mesuar shume per kulturen e gjermanëve dhe e potencon se gjermanët dhe shquipetaret ekan nje gje te perbashket,

Dhe kete mikepritesi e zhvillon qdo dite në lokain e tij „Zum Ochsen“ në Augsburg qe 9 vite edhe pse në fillim birraria dyshonte se do te mund te realizohej nje koncept tradicional bevarez.

Tanime ekonomisti i diplomuar në ceremonin e hapjes e ngriti flamurin bavarez dhe nje grua i tha atij i falenderohem zotit qe kete lokal nuk e ka marr dikush prej te huajve.

Ai deshi te integrohet dhe ja arriti. Gjithashtu edhe vllezerit e tij erdhen me pastaj tek ky dhe edhe ata janë udheheqes te lokaleve si ky KELBERHALLE në augsburg.

Fatmiri potencon: unë ndjehem Gjerman i Augsburgut dhe nuk jam i huaj ketu.

Fatoni thote se tradita jon dhe kjo ketu nuk kan dallim te madh prandaj është e njejte.

Reporterja e permbyl reportazhin me keto fjale: 3 burra me 6 Lokale dhe mbi 100 punëtore, kjo është historia e Vllezerve Seferi nga Augsburg, nje Histori Suksesi Bavarezo-Kosovare