Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 13:41

https://www.youtube.com/watch?v=MURaR4Wgexk

Një veturë është djegur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Shikues të Klan Kosova, kanë dërguar në redaksinë tonë video ku shihet vetura e cila ka marrë flakë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në ndaljen e zjarrit.

Ende nuk është raportuar për ndonjë viktimë.