Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 12:45

Gjatë kohës qё jeni nё dietё mund tё jeni aq shumё tё uritur saqё ju vjen pёr tё kafshuar vetё krahun tuaj! Kjo nuk ёshtё aspak e çuditshme pasi truri dёrgon impulse kanibalizmi.

Ashtu si shumё kujt i vjen pёr tё ngrёnё krahun (nё mёnyrё figurative) nga uria, e njёjta gjё i ndodh qelizave tё trurit me njёra-tjetrёn. Kjo uri qё çon drejt impulseve tё kanibalizmit, nuk tregon asgjё tjetёr pёrveç faktit se shumё dieta janё dёshtuese nё programin e tyre.

Sipas statistikave tё bёra, njё nё katёr persona qё mbajnё dietё, kёrkojnё ta humbin peshёn pёrnjёherёsh nё mёnyrё radikale. Por dy e treta e kёtyre njerёzve i rifitojnё menjёherё kilet e humbura.

Njё shpjegim pёr kёtё fenomen mund tё jepet nga studimi qё kanё bёrё studiuesit amerikanё, tё cilёt janё bazuar nё fenomenin autofagё, gjatё sё cilёs qelizat e ‘pastra’ nga uria e tepёrt ushqehen me mbeturinat qё kanё akumuluar gjatё kohёs.

Nga studimi qё ka bёrё njё grup shkencёtarёsh nga Kolegji i Mjekёsisё ‘Albert Einstein’ nё New York mbi disa minj laboratorik, ёshtё konstatuar se mungesa e ushqimit shkakton autofagёn e qelizave tё trurit. Dhe nё kёtё pikё truri stimulon çlirimin e yndyrnave, gjё qё mё pas rrit nivelin e urisё, aq sa tё hajё edhe qelizat e veta.

Sigurisht qё ky ёshtё njё lajm shumё i keq pёr njerёzit qё jetojnё vazhdimisht me dieta, pasi kjo gjё mund t’i kthejё ata tё uritur pёr tё ngrёnё si asnjёherё tjetёr. (LajmeShqip.com)