Lajme Shqip Sunday, 25 December 2011 10:30

Pikërisht dje, një ditë përpara Krishtlindjeve, këngëtarja Dido ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

E martuar në një ceremoni tepër të fshehtë me shkrimtarin anglez Rohan Gavin, po ashtu e ka mbajtur edhe shtatzëninë e saj. Lindja e djalit të saj u publikua nga tabloidi anglez Daily Mail dhe ajo çfarë ka surprizuar më shumë publikun, ka qenë emri që ajo i ka vendosur djalit të saj, Stanley.

Stan quhej personazhi të cilit ajo i këndonte në duet sëbashku me këngëtarin Eminem.

Stan ishte personazhi që bombardonte Eminemin me letra admirimi duke shpresuar në kthim të një përgjigjeje prej tij. Por kur heroi i tij nisi t’i shkruante përgjigje, Stan ndërkohë kishte vrarë veten dhe të dashurën e tij shtatzënë (qe interpretohej nga Dido) duke u hedhur nga ura.

Albumi i fundit i Didos ka qenë në vitin 2008, “Safe Trip Home”. (LajmeShqip.com)