Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 22:02

Dibër – Para anëtarëve të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), janë prezantuar bartësi i listës për deputetë në njësinë zgjedhore 6, Sefedin Haruni, i cili njëkohësisht është edhe lideri i partisë. “PPD-ja si parti e parë politike e shqiptarëve në Maqedoni, kërkoi nga qytetarët shqiptarë që votën ta japin me përgjegjësi dhe dinjitet historik, individual dhe kombëtar. Jemi të bindur se qytetarët do ta japin votën për partinë tonë, e cila do ta kthejë atë që në pluralizëm ne shqiptarët dalëngadalë e humbën”, ka thënë Haruni. Duke folur për platformën zgjedhore, e cila është me moton “Edhe ne jemi popull”, Haruni ka thënë se ajo ka marrë përkrahje të fortë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, për përmbajtjen e saj, që është avancimi i të drejtave të shqiptarëve, të cilët asnjëherë nuk kanë mundur në këto hapësira të emërtohen si pakicë ose komunitet etnik.

Ndryshe, para të pranishmëve foli edhe Zeqiria Aliu, zëdhënësi i Refik Abdullait, kandidat për deputet i diasporës në SHBA, i propozuar nga PPD-ja.