Lajme Shqip Sunday, 26 January 2014 16:07

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj kohëve të fundit është bërë model që kopjohet nga këngëtarja Dafina Zeqiri. Kjo e fundit ka kopjuar kostumin e Dhuratës me të cilin është paraqitur në programet e festave të fundvitit. Në fakt kjo gjë nuk e ka shqetësuar fare Dhuratën, përkundrazi e ka bërë të ndihet mirë që këngëtaret e tjera e kopjojnë atë në veshje. Veshja që ka shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën është mjaft karakteristike dhe është e përgatitur nga dy stiliste të ndryshme.

“Veshja në fjalë të cilën e kam thuajse të njëjtë me Dafinën është stilim i stilistes time dhe jam ndier mjaft e kënaqur me këtë krijim të saj. Unë nuk merrem me askënd tjetër pos karrierës sime, nuk mund as të mohoj e as të pohoj që Dafina e ka kopjuar këtë veshje, pasi puna ime është muzika dhe jo stilimet e modës. Të them të drejtën nuk e “çaj kokën” se kush më kopjon në veshje, për mua të gjitha koleget janë njësoj, i respektoj të gjithë artistët që bëjnë muzikë të mirë që u pëlqen njerëzve dhe një respekt të tillë e gëzoj edhe për Dafinën. Prandaj veshjet nuk kanë rëndësi për mua”, ka thënë ajo për “Zëri”. Pozitive është që dy këngëtaret nuk janë parë në të njëjtën ngjarje me veshjet e tyre, prandaj kjo mund të jetë edhe njëra nga arsyet që Dhurata nuk është e zhgënjyer.