Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 16:10

Është fundvit dhe çdokush nga ju kërkon dhuratën perfekte për njeriun e zemrës.

Femra është qënie e brishtë, dhe si e tillë është e dashuruar me detajet. Nëse dëshironi të keni sukses është e rëndësishme të kuptoni rëndësinë e këtyre detajeve.

Ja disa propozime të vogla që mund të dhuroni për këto festa dhe suksesi juaj është i garantuar:

– “My other half” është një varëse çelësash, një zemër e vogël e cila ndahet në dy pjesë, ku secili nga ju mund të mbajë njërën gjysëm. Është një detaj shumë i këndshëm.

– “Dual Time Dual Photo” është një orë që nuk kushton shumë. Në të ju mund të fusni një foto që keni bërë bashkë. Ky detaj i vogël, por shumë kuptimplotë, është një kujtim që një femër do ta prekte në zemër.

– Një kornizë ku mund të ketë vënd për disa nga fotot tuaja edhe për një foto të familjes së saj. Edhe kjo është një dhuratë e këndshme. (LajmeShqip.com)