Zvicër – Një hotel mjaft i pazakontë i dërgon miqtë më të rëndësishëm në një dhomë mjaft të çuditshme. Kjo dhomë ndodhet 152 metra nën tokë dhe kushton 440 euro/nata.
Hoteli ‘Sala Silvermine’ në Suedi ka krijuar një dhomë nëntokë, ku klientët special mund të zbresin vetëm nëpëmjet një ashensori, që për pak sekonda i zbret në dhomën e çuditshme. Kjo dhomë e çuditshme hoteli është e ndërtuar brënda hapësirave të një miniere. Pavarësisht vëndit ku ndodhet, ajo ofron një ambjent me krevat dopio luksoz, me orendi prej argjendi dhe me shampanjë.
Klientët paralajmërohen që më parë për të marrë rroba të ngrohta, pasi temperatura arrin në 2 gradë celcius. Sigurisht që dhoma është e pozicionuar me një kënd që nëpërmjet kondicionerit mund të sigurohet një ngrohje deri në 18 gradë.
Celularët në këtë nivel të nëndheshëm nuk funksionojnë, prandaj komunikimi i vetëm me ambjentin e jashtëm është një recepsion që hoteli e ka ngritur posaçërisht për këtë ambjent.
Mbase mund t’ju duket e çuditshme, por vizitorët gjatë fundjavave janë të detyruar të prenotojnë që më përpara. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 27 September 2011 17:01 
