Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 22:18

 

Së paku 20 persona mbetën të lënduar kur dy vinça u rrëzuan mbi disa ndërtesa në një qytezë në pjesën qendrore të Holandës.

Incidenti ndodhi në Alphen aan den Rijn, qytezë me rreth 100 mijë banorë.

Sipas medieve vendase, vinçat po transportonin materiale për rindërtimin e një ure në momentin kur u shembën.

Skuadrat e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa nuk dihet me saktësi situata e të plagosurve.