Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 16:24

Një burrë i paidentifikuar nga Michigani i Shteteve të Bashkuara, ia ka vënë flakën pompës së benzinës, pasi ka ndezur shkrepës, që të mbysë një merimangë.

Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar momentin, kur ai ndezë shkrepësen, për të mbytur merimangën që i është kapur në rezervuarin e veturës.

Benzina ndizet shpejtë dhe eksplodon, duke ndezur edhe atë që ndodhet në aparatin që nxjerrë benzinë.

Ai ka shpëtuar i palënduar nga ky aksident, por aparati i pompës është dëmtuar komplet./Telegrafi