Lajme Shqip Sunday, 10 February 2013 13:29

Aktorja 78 vjeçare e cila luan rolin e “M” në filmat e James Bondit, ka thënë se ajo është ndier e tronditur në fillim kur ka mësuar të gjuaj me revole.

Dame Judi Dench, ka thënë se nuk ka qenë aspak e këndshme për të, që të mësojë të qëlloj me revole.

Ajo e ka përshkruar thjesht si “tronditës” faktin që është dashur të mësojë të gjuaj, shkruan “The Telegraph”.

“Ju duhet ta mbani revolën me dorë..e dini.. duhet edhe të filloni të qëlloni disa gjëra përreth kur mësoni ta përdorni. Është tronditëse”, ka thënë ajo.