Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës ka ndërmarrë së fundmi një aksion riparimi në skulpturat e dy gladiatorëve.
DRKK Durrës sqaron se dy skulpturat e dy gladiatorëve që ndodhen në shëtitoren ‘Taulantia’, prej vetëm 3 muajsh, gjatë ditëve të fundit ato janë dëmtuar, dhe gjithashtu u është hequr edhe tabela informuese.
“Kjo ndodh pikërisht në kulmin e sezonit turistik, në kohën kur shëtitorja ‘Taulantia’ shndërrohet në pjesën më tërheqëse të qytetit, si për qytetarët, ashtu edhe për vizitorët”, thekson DRKK Durrës.
Ndërkohë që restauratorët e DRKK Durrës punuan për të riparuar dëmtimet e dy skulpturave, ndërsa stafi i DRKK Durrës, i indinjuar nga veprimtaria keqbërëse dhe krejt e paarsyeshme e disa individëve pa ndërgjegjeësi shoqërore, përballet përditë me sfidat e përkujdesjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Monday, 24 August 2015 12:34 

