Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 08:52

Delvinë – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Delevinës, ku përfaqësuesi i ‘Aleancës për qytetarin”, Dhurim Alinani, rikonfirmohet sërish kryetar bashkie.

Sipas kryetarit të KZAZ nr. 64, Qazim Bobaj, kandidati i së djathtës Dhurim Alinani ka marrë 2214 vota, ndërsa Dashamir Hado i “Aleancës për të ardhmen”, 2114 vota

Ky është mandati i dytë i Alinanit në krye të bashkisë së Delvinës, në jug të vendit. Zgjedhjet në këtë bashki u zhvilluan të qeta.