Lajme Shqip Tuesday, 04 August 2015 10:29

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, i është gëzuar votimit të Speciales.

Delawie ka përgëzuar Kosovën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për Gjykatën Speciale.

“E përgëzoj Kosovën për miratimin e amendamentit dhe ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo është e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar në Twitter Greg Delawie.