Fansat e mëdhenj të Elvis Presley-t mund të mendojnë tani për një jetë të përtejme në vendin ku Mbreti pushoi në dy muajt e parë pas vdekjes.
Varri i vendosur në një mauzole mermeri dhe graniti në ‘Forest Hill di Memphis’ në Tennessee do të nxirret në ankand nga Darren Julien më 23 Qershor, si pjesë e eventit “Ikonat e Muzikës”.
Pas vdekjes së ndodhur më 16 gusht 1977, Presley u varros pranë nënës Gladys pikërisht në këtë vend. Të dy arkivolet u zhvendosen muaj më vonë në shtëpinë Graceland ku Elvis jetonte.
Që prej asaj kohe varri në varrezat Memphis mbeti bosh. “Ai që të fitojë ankandin, shpjegon Julien, do të fitojë një dhomë të nëndheshme, hapjen dhe mbylljen e saj, një mbishkrim në kujtesë dhe përdorjen e kapeles për lutjen në kujtim të të ndjerit.”
Tuesday, 29 May 2012 12:59 