Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 14:25

Një 80-vjeçare nga Afrika e Jugut u nderua sot për karrierën e saj të papërlyer si një shofere që nuk ka marrë kurrë një gjobë.

Hazel Souma ka marrë patentën në moshën 18-vjeçare. Çmimin ia ka dhënë vetë ministri i transportit, Sibusiso Ndebele, që e ka treguar Souman si një shembull për shoferët e tjerë afrikanojugor.

Afrika e Jugut shquhet për shoferët që i kthejnë autostradat në ‘fusha beteje’.

Madje, ministri ka ftuar afrikanojugorët për të denoncuar shoferët e rrezikshëm, pasi vetëm dje 11 persona vdiqën në aksidentet rrugore, në veri të vendit.

Ndërkaq, në të dhënat e fundit vjetore të Afrikës Jugore numri i viktimave nga aksidentet rrugore është plot 14.000.