Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 17:00

Keni parё ndonjёherё nuse kaq tё mjeruar? Kjo ёshtё Siobhan Watson.

Prindёrit e saj kishin shpenzuar 15 mijё euro pёr t’i organizuar dasmёn asaj dhe ajo… Siobhan 24-vjeçare, kishte pirё aq shumё alkool njё natё mё parё gjatё festёs sё beqarisё, saqё tё nesёrmen nuk ёshtё zgjuar nё kohё pёr t’u paraqitur nё altar.

Teksa partneri i saj e priste nё altar, ajo ishte nё hotel me njё dhimbje tё madhe koke dhe vetёm duke vjellё. Pas kёsaj ngjarjeje, dhёndri i turpёruar e ka braktisur nusen e ‘vonuar’ duke mos e falur veprimin e saj.

Kanё kaluar dy muaj nga ajo ngjarje dhe pavarësisht përgjërimeve tё Siobhan, partneri i saj i dikurshëm nuk e ka pranuar mё.

Mbas kësaj eksperience, vajza angleze ta ketë tё vështirё për tё gjetur një mundësi tjetër për tё ecur drejt altarit!

Nëse Hollivudi ka sjellё filmin “Runaway Bride”, me nusen qё nga frika ja mbathte vrapit përpara çdo martese (interpretuar nga Julia Roberts), jeta reale ka sjellё variantin e vajzes qё dehet para martese. Mbas kësaj ndodhie, nuk është çudi qё “Motion Picture” tё na sjellё ndonjë ditё një film me ngjarjen e Siobhan Watson. (LajmeShqip.com)