Londër – Mijëra udhëtarë janë përballur me vonesa, pasi shërbimet e trenave “Eurostar” u shtynë për faj të një defekti me kabllot e energjisë së lartë në Francë.
Disa nga udhëtarët janë vonuar deri në nëntë orë, ndërsa Eurostar ka anuluar një numër të madh të trenave të planifikuar për të udhëtuar ditën e sotme.
Në një njoftim kompania kërkoi falje dhe bëri të ditur se gjithçka ndodhi për shkak të një defekti me një kabull energjie që shërbente për kalimin e trenave nga shpejtësia e lartë në linjat me shpejtësi më të ulët.
Por ajo që çuditi ishte se policia hipi në një nga trenat, edhe pse qëllimi i pranisë së tyre ishte i paqartë.
Linja mes Londrës dhe Parisit zakonisht zgjat rreth dy orë e 15 minuta.
Eurostar më vonë komunikoi se të gjithë trenat e vonuar të nisur për në Sent Pankras, në Londër, kishin arritur.
Gjithsesi, katër linja të mëvonshme janë anuluar, ndërsa kompania e cila po pret që problemi të rregullohet rreth orarit të drekës, i ka kërkuar udhëtarëve që hasën vonesa të ndërrojnë biletat me ato të një dite më pas.
Tuesday, 06 March 2012 10:45