Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 08:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda, ka vlerësuar se e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës politike është arritja e një marrëveshje në mes të pesë subjekteve parlamentare ose mbajtja e referendumit.

Nëse nuk ndodh kjo atëherë, sipas tij, marrëveshjet duhet të dërgohen në Komisionin e Venedikut, sepse zgjidhje tjetër nuk ka.

Deda për ‘Epokën e Re’ ka thënë se seanca e fundit e Kuvendit nuk është dashur të mbahet në mënyrë që ti jepet kohë presidentes Atifete Jahjaga ta përfundojë iniciativën e nisur për dialog.

Ai ka thënë se vendorët duhet ta zgjidhin vetë krizën aktuale.