Romë-Ministri i jashtëm turm Ahmet Davutoglu, deklaron se shkalla e vrasjeve në Siri është e njëjtë me atë të luftërave ne Ballkan të viteve të ’90. 
Duke folur në një konference për shtyp bashkë me homologun e tij italian Gjulio Terzi, Davutoglu i përshkruajti veprimet e regjimit sirian si “krime kundër nejrëzimit”.
“Represioni në Siri mund të krahasohet me masakrat ballkanike, atmosfera atje eshte si dikur në Sarajevë e Srebrenicë”-tha Davutoglu.
Sipas tij mungesa e konsensusit ndërkombëtar për Sirinë, po e lejon qeverine e Damaskut të vazhdojë me aksionet vdekjeprurëse ndaj mijëra njerëzve.
Edhe ministri italian Terzi akuzoi regjimin e Damaskut për shkelje të të drejtave të njeriut e krime kundër njerëzimit ndërsa tha se është e nevojshme të ndalet menjëherë dhuna. (LajmeShqip.com)
Saturday, 03 March 2012 17:00