Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 13:43

I rrethuar nga djemtë e tij, David Beckham ka përshëndetur për herë të fundit tifozët e tij në lojën e fundit me skuadrën LA Galaxy, pas 5 vitesh.


Sipar reporterit të The Sun, David, kontrata e të cilit përfundon muajin e ardhshëm, u duk i përlotur teksa përshëndeste së bashku me Brooklyn, Romeo dhe Cruz në fund të fitores 1-0 me rivalët Chivas USA. Deri në përfundim të kontratës atij i duhet të shfaqet edhe në dy fusha të tjera, në ndeshjet kundra CD Motagua dhe Houston Dynamo.


Sipas Beckham-it, pasi të ketë përfunduar kjo kontratë do të mendojë dhe vendosë bashkë me familjen e tij se ku do të luajë. Çfarëdo që t’i rezervojë fati, Beckham që ka shënuar 11 gola nga 72 paraqitje me LA Galaxy që në 2007-ën, duket se ka rënë në mendime të thella se ku do të jetë destinacioni i tij i fundit. (LajmeShqip.com)