Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 12:23

David Beckham është konsideruar gjithnjë si ambasadori i lojtarit shëmbullor në futboll për karakterin e tij gjakftohtë në fushë. Por mbrëmë teksa luante me skuadrën e tij LA Galaxy ai e ka humbur qetësinë plotësisht.

I tensionuar pas një loje ku fitorja po bëhej e vështirë, ai është shfrenuar dhe ka shpërthyer në sy të tre musketjerëve të tij. Tre djemtë e tij, Brooklyn 12, Romeo 9 dhe Cruz 6 ndodheshin në stadium kur babai i tij po kacafytej me menaxherin e skuadrës konkurente.

Sigurisht një shembull jo i mirë për një baba që luan përpara fëmijëve të tij. Çfarë do të thoshte Victoria për këtë rast? Mbase Beckham nuk ka fjetur mjaftueshëm?… Kohët e fundit David ka qënë mjaft i angazhuar me përkujdesjen ndaj tre djemve, pasi gruaja e tij Victoria i është përkushtuar pjesëtares së re të familjes, vajzës Harper Seven.

Gjithësesi, një gjë dihet me siguri: Beckham ka marrë një ofertë nga ish trajneri i tij Eriksson për t’ju bashkëngjitur skuadrës Leicester City, por ai nuk ka pranuar për shkak se ai qytet nuk ishte ai i duhuri për gruan e tij Victoria. (LajmeShqip.com)