Futbollisti i famshëm David Beckham ka rënë dakord për t’iu bashkuar skuadrës pariziene St Germain dhe për këtë do të shpërngulet në kryeqytetin e Francës në muajin Janar.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta Le Parisien, e cila tregon se pas 4 muaj bisedimesh palët më në fund janë marrë vesh dhe ylli i futbollit ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë 1 vjecare e gjysëm.
36-vjecari do të ketë rrogë mujore prej 800 mijë euro në muaj, ose të ardhura prej 4.5 milion eurosh gjatë 18 muajve me skuadrën franceze.
Mësohet se Victoria është e entuziasmuar nga ky ndryshim dhe se atyre u janë krijuar të gjitha mundësitë për të qënë afër shkollës dhe parqeve të lodrave për fëmijët e tyre. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 December 2011 15:15 