Ai është David Beckham, një nga yjet më të mëdhenj të fushës së futbollit.
Ajo është Emina Cunmulaj, modelja shqiptare 27-vjeçare, që prej disa vitesh ndodhet në Amerikë, edhe ku ka sfiluar mbi pasarelat e stilistëve me famë.
Bukuroshja Emina, e përfolur për vështirësitë e jetës së saj private (pas ndarjes nga bashkëshorti i saj malazez, me të cilin u martua që në moshë të vogël) dhe tashmë për një shkëndijë të re të lindur në kontinentin e madh, asgjë rreth lidhjes së saj private nuk ishte vërtetuar derisa ka qenë vetë Beckham që e ka dhënë një informacion të tillë shkarazi.
Sipas burimeve të revistës ‘Albaniac’, David Beckham është fotografuar duke darkuar me Eminën dhe Sam Nazarin, ky i fundit një biznesmen amerikan me origjinë iraniane. I ngacmuar më vonë nga gazetarët për bukuroshen në tavolinë me të, nëse Victoria do të bëhej xheloze për të, ai është përgjigjur duke i thënë se “Ajo është Emina, e dashura e mikut tim…”. Një përgjigje indirekte për të na rrëfyer neve shumë.
Kështu, falë konfirmimit të Beckham-it ne mund t’u besojmë tashmë thashethemeve për lidhjen e saj 2-vjeçare me biznesmenin amerikan. I dashuri i Eminës, Sam Nazarin i arriti sukseset financiare me investime teknologjike dhe më pas me shit-blerje pronash. Pronar i disa hoteleve, restoranteve, klubesh nate e shumë biznesesh të tjera, Nazarian së fundmi ka filluar të investoj dhe në prodhimin e filmave hollivudian.
I urojmë fat kësaj here bukuroshes shqiptare! (LajmeShqip.com)
Tuesday, 24 January 2012 13:01 
