Mbrёmё David Beckham veshi fanellёn e Manchester United pёr herё tё parё qё mbas vitit 2003 dhe kjo nё nder tё shokut tё tij mё tё mirё Gary Neville.
David Beckham ju bashkua Manchesterit pёr tё mbёshtetur Neville-in, i cili doli nё pension kёtё sezon.
Tё dy bashkё kanё qёnё pjesё e tё ashtuquajturёs “Klasa e ’92-shit”, pikёrisht atёhere kur filloi suksesi i klubit dhe qё zgjati 20 vitet e fundit.
Nё mes tё tё ftuarёve pёr tё pёrkujtuar karrierёn e Neville ishin Nicky Butt, Phil Neville (vёllai i tij), Paul Scholes dhe Ryan Giggs.
Pamvarёsisht zhurmёs sё skandalit tё tij, Giggs pati njё mikёpritje shumё tё mirё nga tifozёt e Manchester United, megjithёse brohorimat ishin mё tё shumta pёr Beckham-in.
Tifozёt madje filluan tё kёndonin “Fergie sign him up” (Fergie nёnshkruaj pёr atё) qё i kёndohej menaxherit Sir Alex Ferguson, pёr tё kujtuar periudhёn kur ai nёnshkroi me Neville duke blerё bashkё me tё njё sukses konstant tё klubit.
David Beckham mbas ndeshjes tha:
“Ishte fantastike! Kisha 10 vite qё nuk isha nё njё fushё me ta! Ishte njё rast unik tё ndodheshe sёrish nё atё fushё, pёrballё asaj turme me Sir Alex Ferguson nё krye. Sonte gjithçka ishte pёr Gary-n. Ai sot mori njё pёrshёndetje tё mahnitshme prej tyre, duke treguar sa shumё e duan dhe se çfarё rёndёsie ka patur ai pёr kёtё klub. Ai do tё jetё gjithmonё pjesё e kёtij klubi dhe historisё sё tij.”
Neville e la fushёn e lojёs mbas minutёs sё 83 duke pёrqafuar Beckham-in.
Manchester United nё historinё e tij e pa Gary Neville tё luante 602 ndeshje.
Wednesday, 25 May 2011 15:44