Tiranë – Ministri i Financave, Ridvan Bode, është kthyer në një personazh për lajmet rozë.
Në moshën 53-vjeçare, Bode ka nisur bashkëjetesën me një pedagoge 37-vjeçare. Bëhet fjalë për pedagogen e së Drejtës Penale, Jola Xhafo, me të cilën, sipas “Panoramës”, që ka sjellë edhe disa foto, Bode bashkëjeton prej dy muajsh.
Bode tashmë ka filluar të shfaqet në publik me të dashurën e vet.
Ridvan Bode ka mbetur i ve prej tre vjetësh dhe ka një vajzë 25 vjeçe, e cila është me studime jashtë dhe një djalë 21 vjeç, i cili jeton pjesërisht me të atin dhe bashkëshorten e re të tij.
Saturday, 08 October 2011 11:42 