Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 16:07

Prishtinë – Pasi e ka shkelur ligjin, duke emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së sekretarit permanent një bashkëpunëtore të saj, përkatësisht këshilltaren Eljana Naka, tani ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në emër të ligjit dhe kthimit të rregullsisë ka nisur të shpallë konkurset për shumë pozita në ministri.

Ajo arsyetohet se hapja e konkurseve po bëhet sipas ligjit dhe me qëllimin që të mos ketë më punonjës me ushtrues detyre.

Por, partitë opozitare dhe shoqëria civile vlerësojnë se ndërrimet si në MTI ashtu edhe në ministri tjera, po bëhen sipas preferencave partiake dhe jo rezultateve në punë.