Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka aprovuar ankesën e sekretarit të larguar të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me të cilin vendim ka shfuqizuar vendimet e MASHT-it përmes të cilave Dakaj ishte larguar nga puna për shkelje disiplinore.
Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” Lulzim Aliaj, kryetar i KPMSHC-së, sipas të cilit ende ka kohë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të zbatojë këtë vendim.
Sipas rrjedhës së shpjeguar në vendimin e KPMSHC-së shihet se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë më datën 25 maj 2015, ka nxjerrë vendim me të cilin e ka pezulluar nga puna me 50 për qind të pagës z. Xhavit Dakajn, sekretar i përgjithshëm në MASHT.
Arsyeja e shkarkimit ishte performanca e dobët, paaftësia profesionale dhe keqadministrimi.
Pas gati një muaji Qeveria kishte themeluar Komisionin Disiplinor, që kishte nxjerrë vendimin “Ulje në pozitë” për Dakajn.
Në gusht të këtij viti, siç konfirmon vendimi i Dakajt, ky i fundit ishte ankuar në Zyrën e kryeministrit.
Sunday, 18 October 2015 09:14