Lajme Shqip Monday, 18 February 2013 12:18

Nuk i mungon guximi, as ambicia dhe as bukuria. Shumëkush do t’i përdorte këto si armë për të arritur gjithçka në karrierë, ndërsa Dafina Rexhepi i është dhënë fort këngës për të arritur aty ku do.

Lidhjen me skenën e ka të fortë, pasi emocionet i ka larguar që nga fëmijëria.

Si një zotëruese e mirë e skenës, ajo ia di hilet, di se si të injektojë tek publiku adrenalinë dhe gjithmonë e ka realizuar.

Sharmi, linjat e trupit i kanë ngjitur epitetin ‘seksi’, por në ndryshim nga shumë këngëtare të tjera, s’është pikërisht ky çelësi i suksesit të Dafinës.

“Kam punuar shumë në këngët e mia, jam munduar që me shumë angazhime e punë të palodhshme të jem këtu ku jam sot” ka thënë ajo për Bluetooth.

Ndërkaq, veç tjerash ajo është pyetur edhe si e përcakton veten si këngëtare, duke u përgjigjur “se është këngëtare me karakter të veçante si në veshje, punë por edhe në sjellje.