Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 10:47

Duket se Dafina Zeqiri nuk po mund të rehatohet me flokët. Ajo sërish ka ndërruar stilin e flokëve.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një fotografi, ku shihet se i ka shkurtuar flokët dhe i ka bërë me balluke.

E njohur për ekperimentet e shumta me flokë, si në ngjyra ashtu edhe në zgjatje, kësaj radhe ajo ka lënë flokët e saj natyral.

Mbetet të shihet se sa do t’i zgjas ky model i flokëve të këngëtares, por duke e njohur këngëtaren nuk besojmë se do të qëndrojë për kohë të gjatë.