Prishtinë – (I plotësuar) Po vazhdon seanca e sotme e Këshillit Sigurimit, e raportimit të rregull për situatën në Kosovë, ku po marrin pjesë, përveç pesëmbëdhjetë vendeve anëtare edhe kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se pasi ka shqyrtuar raportin e fundit të zotit Zarif ka parë që faktet tregojnë se gjendja është jo stabile e brishtë për serbët në Kosovë.
“Serbia është e determinuar për paqe dhe stabilitet në rajon për të hyrë në Bashkimin Evropian. Republika e Serbisë ka politikë të bazuar në kompromis dhe respekton të drejtat e serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë ai duke shtuar se Serbia është përkushtuar që problemet të zgjidhen me dialog.
“Dialogu është mundësia e vetme që sheh Serbia për zgjidhjen e problemeve. Duam që të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Në Bruksel kemi biseduar për shumë çështje. Nikoliq është takuar me Jahjagën dhe kjo dëshmon se qëndrimi politik i Serbisë respekton ndryshueshmirën në Kosovës sipas rezolutës 1244”, ka thënë ai duke kërkuar që roli i UNMIK-ut duhet të mbetet i pandryshuar, pa marrë parasysh problemet buxhetore
Edhe në këtë paraqitje të tij ai nuk ka lënë pa akzuar autoritetet e Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk ka krijuar ambient të sigurtë për serbët e Kosovës. Ai ka pohuar se ata nuk gëzojnë të drejtat e tyre, as në lëvizje të lirë dhe as përdorim të gjuhës së tyre amtare dhe se po u shkelen të drejtat elementare të njeriut.
“Sot janë bërë nëntë vite nga ngjarjet e marsit kur janë vrarë 19 persona, janë vrarë shumë serbë dhe janë spastruar shumë fshatra dhe janë shkatërruar shumë monumente përfshirë ato nën mbrojtjen e UNESK-s… Askush nuk është dënuar dhe ne duam që krimi të mos mbetet pa u dënuar”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe janarin e këtij viti, kur autoritetet e Kosovës nuk i kanë lejuar presidentit serb Tomisllav Nikoliq që të marr pjesë në liturgjinë e Kërshëndellave në Kosovë.
Daçiq ka thënë se qeveria e Serbisë brengoset për procesin e privatizimit duke thënë su ai është kundër ligjësh.
Ai ka thënë se Trepca është e Republikës së Serbisë dhe ajo ende paguan për të.
Ai ka këruar nga EULEX që të punoj më shumë dhe të mos e vë në pyetje neutralitetin për statusin
Në pjesë e fundit të fjalimit të tij, Daçiq ka thënë se Republika e Serbisë do të vazhdojë bashkëpunimin e hapur dhe të sinqertë duke pasur qëllimin për paqe, pas shumë viteve të tensioneve në Ballkan. “Duam paqe… Jemi për të vazhduar procesin e pajtimit por për të arritur këtë qëllim duhet gatishmëri e palëve në dialog. por nuk do t’i nënshtrohemi procesit”, ka pohuar ai duke pohuar se Serbia nuk do ta njoh Pavarësinë e Kosovës të cilën e ka quajtur si të vetëshpallur. /Kosovapress/
_______
Fillon seanca e Këshillit të Sigurimit
New York, (Kosovapress) 22 Mars 2013 15:40
Ka filluar seanca e sotme e Këshillit Sigurimit, e raportimit të rregull për situatën në Kosovë, ku po marrin pjesë, përveç pesëmbëdhjetë vendeve anëtare edhe kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.
Përfaqësuesi special i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, në raportin e tij ka theksuar shumë sfida me të cilat po përballet Kosova.
Ai ka theksuar se në dialogun për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë janë arritur kompromise të ndjeshme dhe se sfidat kryesore janë në terren. Sipas tij, në tejkalimin e këtyre sfidave duhet të punohet bashkërisht nga ndërkombëtarët dhe vendorët.
“Ne dhe partnerët tonë i japim mesazh Prishtinës dhe Beogradit që të inkurajojmë që të jenë më të përgjegjshëm që të mbrojnë popullatën”, ka thënë ai.
Zarif ka përmendur disa incidente, të cilat, sipas tij, e kanë rrezikuar sigurinë në vend. Ai ka përmendur vandalizmin ndaj varrezave duke i konsideruar si veprime të papranueshme por ka falënderuar Policinë e Kosovës për efikasitet.
Në këto momente është duke folur kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.(KP/LajmeShqip.com)
Friday, 22 March 2013 17:29