Lajme Shqip Sunday, 10 March 2013 11:11

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Beogradi nuk do të pranojë asgjë më pak se asociacionin e komunave serbe në Kosovë, me kompteneca ekzekutive.

“Nëse nuk duan ta pranojnë këtë propozim, as ne nuk mund të pranojmë asgjë jashtë tij… Modeli ynë do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, para së gjithash problemin e institucioneve paralele, për çfarë insiston edhe Brukseli”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Sipas tij, Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimet e saj vetëm për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë verë, por “kjo nuk do të thotë se do të heqë dorë nga procesi integrues”.

“Do të tregojmë edhe një herë se propozimi ynë është i pranueshëm dhe nuk ka arsye për Prishtinën që ta refuzojë. Edhe në vendet e tjera të Evropës ekzistojnë rajone autonome, kantone”, ka thënë Daçiç.