Nëse keni parë ndonjëherë Johnny Bravon, mund ta dini faktin se në njëqind fjali, ai në 99 prej tyre e lavdëron veten.
Britanikja Daily Mail, ka bërë një krahasim mes këtij personazhi dhe futbollistit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Daily Mail shkruan: “Harrojeni futbollistin klas të Real Madridit, Ronaldo me vetëdije e kë kthyer veten në Johnny Bravo gjatë pushimeve në Miami. Muskuj, po. Fizik, po. Bjond, po”.
Ndryshe Johnny Bravo është një seri e animuar ameikane, e krijuar nga Van Partible. Personazhi kryesor është një karakter që është bjond, ka muskuj dhe flokët i mbanë në stilin e Elvis Presleyt. Ai është një karakter që shfaqet sikur arrinë gjithnjë atë që dëshiron, sidomos në aspektin e femrave të bukura.
Disa nga fjalitë më të njohura të Johhny Bravo:
“Mjaft folëm për ty, le të flasim pak për mua”.
“Mjaft folëm për veten, le të flasim pak për ty, çka mendon ti për mua”.
(Kur një personazh tjetër i flet në lidhje me ndonjë temë qe e shqetëson) “Kjo nuk është aspak e mirë për flokët e mia”.
“Arrita atë që deshta, e arrita në 4 për qind, kur arrini 4 për qind ju keni arritur gati 5”.
Monday, 17 June 2013 20:30