Talentë nga 26 vende të botës të cilët e kanë “vendosur” talentin e tyre në kanalin YouTube, do të kenë shansin “të bien në duart” e të famshmit Simon Cowell.
Ky i fundit, ka vendosur që nëpërmjet këtij kanali të internetit, të gjenë yjet e ardshme.
Mirëpo, gara nuk do të përfshijë edhe trojet shqiptare ashtu si as Ballkanin, pasiqë kanali i quajtur “You Generation” do të përfshijë vetëm këto vende: Australinë, Hong Kongun, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Malajzinë, Zelandën e Re, Filipinet, Singaporin, Korenë e Jugut, Tajvanin, Belgjikën, Irlandën, Holandën, Britaninë, Republikën Çeke, Francën, Izraelin, Poloninë, Rusinë, Spanjën, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Meksikën, Argjentinën dhe Brazilin.
Ky kanal do të hapet më 20 mars dhe do të përzgjedhen të gjithë ata talentë të cilët do të punojnë me gjyqratin e X Factorit.
“Misioni ynë është që të zbulojmë talentë të mëdhenjë nëpër botë dhe të ofrojmë për të gjithë talentin e tyre nëpërmjet këtij kanali”, thuhet në deklaratën e ekipit të Coëell, që e transmeton Reuters.
Më shumë se 69 mijë persona thuhet se janë regjistruar në këtë kanal që nga e hëna derisa gara zyrtarisht fillon më 20 mars.
Tuesday, 19 March 2013 09:02