Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 18:38

Bruksel – Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Robert Cooper sot paralajmëroi se së shpejti do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Cooper theksoi se dialogu që dje dhe sot duhej të mbahej në Bruksel nuk do të vazhdojë sepse delegacioni serb nuk është i gatshëm për t’i vazhduar bisedimet.

Cooper theksoi se situata në vendkalimin administrativ në veri të Kosovës nuk është temë e dialogut Beograd-Prishtinë edhe krahas kërkesës së mbrëmshme të shefit të ekipit të Beogradit Borko Stefanoviq që tema e vetme e bisedimeve në Bruksel të jetë situata në vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak dhe tentimet përmes dialogut me bashkësisë ndërkombëtare të zgjidhet ky problem.