Lajme Shqip Thursday, 26 January 2012 15:30

Nju-Jork- Çmimi i naftës në tregjet aziatike u rrit mbi kufirin psikologjik prej 100 dollarë për fuçi pasi që Drejtoria amerikane për rezerva federale (FED) kumtoi se do ta mbajë normën e vet bazë të interesit në nivel rekord të ulët deri në vitin 2014 me qëllim që të mundësohet inkurajim i ekonomisë më të madhe botërore.

Nafta për dërgesë kohore në muajin mars sot në bursën e Nju-Jorkut u shtrenjtua për 71 centë, në 100,11 dollarë për barel.

“Brent” nafta evropiane për dërgesë terminale në muajin mars në bursën ndërkombëtare në Londër ka vërejtur rritje të çmimit prej 88 centë, në 110,69 dollarë për barel.

Kumtesa e FED-it, se norma e interesit, e cila tani më tre vite e mban në nivel afër zeros, do të mbetet deri në vitin 2014, shkaktoi ulje të vlerës së dollarit në lidhje të valutave tjera, që e bën naftën, çmimi i së cilës shfaqet në dollar, më të lirë për pronarët e valutave tjera.

“Kjo do të thotë se dollari amerikan edhe më tej do të bie në krahasim me valutat tjera, që zakonisht është në lidhje të kundërt midis vlerës së dollarit dhe lëndëve të papërpunuara”, deklaroi analisti i energjetikës Viktor Sham nga kompania konsultative “Larvin&Gerc” në Singapor.

Megjithatë, disa analistë konsiderojnë se ka hapësirë për ulje të çmimit të naftës sepse mbajtja e normave të interesit në SHBA në nivel të ulët pozitivisht ndikon në biznes sektorin dhe inkurajon huazim të mjeteve shtesë, që do të mundësojë inkurajim të ekonomisë dhe rritjes së kërkesës së naftës.

Ndaj çmimit të naftës ndikon edhe embargoja e vendeve perëndimore ndaj eksportit të naftës nga Irani. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se çmimet botërore të naftës do të mund të përforcohen për 20 deri në 30 për qind, përderisa Irani e ndalon eksportin si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

FMN-ja thekson se sanksionet ndaj Teheranit mund të kenë të njëjtin efekt si dhe embargoja e eksportit të naftës dhe se mund të shkaktojnë ulje të dërgesës për rreth 1,5 milionë barel në ditë nga prodhuesi i pestë për nga madhësia e naftës në botë.

Kjo ulje në dërgesën e naftës mund të krahasohet me humbjet e viteve të kaluara në prodhimtarinë libiane për shkak të përleshjeve në vend që i rriti çmimet e naftës mbi 100 dollarë për barel.

Grupi 20 i vendeve më të zhvilluara dhe shtetet me rritje të shpejtuar ekonomike (G-20) në takimin e javës së kaluar në Suidad Meksiko, gjithashtu paralajmëruan për këtë rrezik, përderisa Irani kërcënohet se do ta bllokojë ngushticën detare Ormuz, nëpër të cilin kalojnë mbi 20 për qind të gjithsej tregtisë botërore të naftës. (LajmeShqip.com)