Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 20:08

Kabul – Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton sot iu bëri thirrje talebanëve për negociata që të përfundojë lufta në Afganistan, ose në të kundërten, do të ballafaqohen me sulme të vazhdueshme dhe të pamëshirshme.

“Po e përforcojmë presionin mbi talebanët”, tha Clinton në konferencën e përbashkët për shtyp në Kabul me presidentin afgan, Hamid Karzai.

Klintoni vlerësoi se negociatat paqësore duhet të jenë pjesë e procesit gjithëpërfshirës politik që do të ruajë gjithçka që u arrit gjatë viteve të kaluara dhe se për këtë nevojitet mbështetja e shteteve fqinje.

“Bashkëpunimi me Pakistanin është i rëndësisë esenciale. Duhet qeverisë dhe popullit të Pakistanit t’u dërgojmë mesazh të qartë se duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, kjo do të thotë të lirohen nga terroristët të cilët e vrasin popullin e tyre dhe e kalojnë kufirin që të vrasin në Afganistan”, theksoi Clinton.

Sekretarja amerikane e shtetit përfaqësuesve zyrtarë në Kabul ua prezantoi programin për misionin e dy vendeve nën emrin “luftë, bisedime dhe ndërtime”.