Aktorja franceze 29 vjeçare tregoi pak nga jeta e saj, marrëdhëniet, rolet, modën dhe stilin e saj në intervistën e dhënë për ‘Instyle UK’.
“Dikush e ka përshkruar stilin tim si një djalë 14 vjeçar në vitet e nëntëdhjetë të saj. Në fakt këtë shprehje nuk do dija si ta interpretoja,” tha aktorja duke qeshur.
Të qenurit njëri i famshëm do të thotë gjithashtu të jesh në syrin e publikut gjithë kohës. Kur është fjala për dashurinë dhe marrëdhëniet, Poesy ka një rregull, jetën personale dëshiron ta mbajë për vete, duke mos folur aspak për këtë temë.
Poesy u bë e famshme në vitin 2005, me rolin e saj si Fleur Delacour në ‘Harry Potter dhe kupa e zjarrtë’.
“Asgjë nuk mund të krahasohet me eksperiencën e atij filmi madhështor. Madje, aty mësova të bëj dhe Scuba diving! Kjo është gjëja më e bukur në aktrim pasi mëson mjaft gjëra të reja gjatë rrugëtimit të kësaj karriere,” është shprehur aktorja duke ju referuar përvojës së saj në filmin e Harry Potter.
Ajo ka luajtur edhe rolin e Mbretëreshës Isabela, film i Shakespeare “Richardi III”, një film në të cilin aktorja e pati mjaft të vështirë të mësojë gjuhën e shekullit XVI-të. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 June 2012 16:10 


