Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 22:01

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel, e njohur për publikun shqiptar me disa role, njërin nga to edhe atë të Ferides, po feston sot 6 vjetorin e martesës.

Më 7. 08. 09 ajo i dha fund beqarisë duke i thënë PO aktorit turk Halit Ergenç.

Çifti ka një djalë, derisa përvjetorin dhe lumturinë e kanë shfaqur edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, duke kujtuar me anë të fotove ditën e 7 të muajit gusht të vitit 2009.