Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 17:23

Prishtinë-Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku tha se të gjithë ata që nuk përmbushin obligimet e detyrueshme që ka vendi për integrim në BE dhe nuk përmirësojnë dështimet që ka nxjerrë raporti i progresit, do të largohen nga Qeveria.

Ministrja Çitaku pasi foli për sukseset e ministrisë së saj, u përqendrua edhe në formatizimin e qeverisë që mund të ndodhë në vitin e ardhshëm.

Ajo paralajmëroi të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar se duhet të përmbushin obligimet e detyrueshme që ka vendi për integrim në BE.

Reformat do të ndodhin me ata që dëshirojnë të reformohen, derisa ata individë që do të identifikohen si pengesë në këtë rrugëtim nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë.

Ndërsa duke folur rreth fillimit të procesit të dialogut për liberalizim të vizave që pritet të fillojë në janar të viti të ardhshëm, ministrja Çitaku shprehu rezerva rreth përcaktimit të datës që kur qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Evropë pa viza.

Ndër priorietet e kësaj ministrie për vitin 2012, ministrja Çitakua përmendi edhe konstituivin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, asistencën e Bashkimit Evropian në vlerë prej 70 milionë euro si dhe  progresin drejt negociimit të marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian. (LajmeShqip.com)