Çikago – Shoqata Shqiptaro-Amerikane me seli në Çikago, ka reaguar ndaj retorikës dhe provokimeve të fundit të kryeministrit Nikolla Gruevski, lidhur me deklarimin e tij s’e “Struga është maqedonase”.
“Shteti ku jeton edhe Nikolla Gruevskit (Maqedonia) a ka vend edhe për popullin shqiptar. Pse në fushatë, ky fjalor kaq i pamatur dhe me tone nacionaliste antishqiptare, të përsëritura tash e një shekull? Po e themi botërisht s’e Gruevski ka marrë hovin e tij politik prej se në Ohër, ditë më parë diplomati rus Segej Llavrov, tokën e lashtë shqiptare e quajti “Jerusalimi i Ballkanit”, që për ne janë shenja dalluese të skenarëve të vjetër sllavo-rus kundër kombit shqiptar. Tutje,e bëjmë me dije liderin e VMRO-DPMNE-së s’e në Strugë flitet shqip që nga kohërat e lashtësisë antike, këtë e argumentojnë arkivat dhe burimet historike dhe shumë historianë dhe udhëpërshkrues të huaj”, bën të ditur SHSHA. Lideri Gruevski kërkon referendum për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe shkon më tej s’e nuk do të lejojë ndryshimet Kushtetuese.
“Poqese ai kërkon referendum për emrin, atëherë edhe populli shqiptar në Maqedoni do të duhej të kërkojë referendum demokratik, përkitazi me avancimin e përbashkësisë edhe të popullit shqiptar në relacion me pjesëmarrjen e barabartë (reciprocitetit) në organet e pushtetit. Fjalimi i tij në fushatën zgjedhore në Strugë dhe klithjet e tij nacionaliste na kujton kohën e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, që përgatiste skenarët vrastarë dhe shfarosës për popullin shqiptar dhe heqjen nga harta të Kosovës, që ndër vitet më të rënda të historisë u bënë krimet tronditëse para syve të popujve liridashës dhe demokratik të botës”, thekson kjo shoqatë.
Ajo bën thirrje, që partitë politike shqiptare në Maqedoni, sa më parë të hartojnë Memorandumin që ka të bëjë me spektrin institucional të barabarësisë dhe të avancimit të çështjes shqiptare në të gjitha nivelet të shtetbërjes.
“Duke i marrë këto rrethana, kujtojmë se populli shqiptar nuk i ka mbetur tjetër pos të heqë dorë nga zgjedhjet që do të krijojnë dhe do të trashin problemin shqiptaro-maqedonas, që ka arritur deri në pikën kur ata mund të thonë se deri këtu e pati ky shtet (Maqedonia) i krijuar me skenarët e Kominternës si balancim për çështjen shqiptare në Ballkan. Gruevski i ka dy udhëjetë, ose të bashkëjetojë si të barabartë me popullin shqiptar ose të mendoj për ndarjen e trojeve shqiptare në Maqedoni, me vijat e njohura kombëtare të vitit 1912, kur edhe Struga shqiptare dihet se ku do ta ketë vendin e vetë”, theksohet në fund të reagimit të SHSHA-së.
Thursday, 26 May 2011 13:27