Lajme Shqip Sunday, 03 June 2012 09:45

Për të studiuar potencialet antiduhan të cigares elektronike ka nisur një studim nëpërmjet instrumenteve shkencore nëse metoda me të vërtetë mund të jetë një mjet efikas në rrugën e ndërprerjes së duhanit, përmes arritjes së pavarësisë psikologjike.

Instituti Evropian i Onkoligjisë (IEO) pas analizave paraprake në favor të kësaj metode ka nisur tashmë një protokoll ad hoc në bashkëpumim me shkollën San Raffaele.

‘Shumë studime kanë treguar se cigarja elektronike e kontrakton dëshirën për të tymosur dhe ky rezultat  mundet që të ndihmojë në ndalimin e pirjes së duhanit dhe të drogës’- tha doktor Carlo Cipolla.

Objektivi i kërkimit është vlefshmëria e përdorimit të cigareve elektronike Smoke-T, pa nikotinë, një produkt i sigurt për shëndetin e pacientëve me kancer ose me infarkt miokardiak, i cili mendohet se nëse arrin të paktën t’i bëjë pacientët të konsumojnë 10 cigare më pak në ditë i dhuron atyre 10 vjet ose me shumë jetë.