Los Angeles – Duket se paraqitja e bukur në bikini nuk është arsyeja e vetme e buzëqeshjes së saj.
Ajo mund të jetë mërzitur që u skualifikua në garën e “Dancing With The Stars”, por duket se kjo gjë nuk e ka bezdisur dhe aq shumë. 33 vjeçarja italiane është shfaqur e gëzuar dhe e relaksuar në një foto që ka postuar në profilin e saj në Twitter, një foto me bikini në plazh.

Ish e dashura e George Clooney-t ka pozuar në rërën e Los Angeles duke cituar, “Ju uroj një ditë fantastike nga plazhi më i bukur i Los Angeles-it”.
Menjëherë pas eliminimit të saj, ajo pati komentuar në profilin e saj, “Pas 20 vitesh do t’ju vij keq për gjërat që nuk bëtë, se sa për ato që bëtë”.
Për humorin e saj të mirë thuhet se ka një shpjegim. Sipas TMZ, bukuroshja italiane ka filluar të frekuentojë ish yllin e “True Blood” dhe modelin Mehcad Brooks. Ata janë parë duke darkuar në restorantin STK në West Hollivud. Thuhet se të dy janë larguar nga lokali me të njëjtën makinë. (LajmeShqip.com)
Friday, 14 October 2011 11:35