Lajme Shqip Saturday, 24 September 2011 11:15

Këngëtari amerikan është shprehur mjaft mirënjohës ndaj admirueses së tij, që njihet vetëm me emrin Alisha.

Më 28 gusht Chris Brown ka marrë pjesë në MTV Video Music Awards, ku gjatë interpretimit të tij ora Rolex prej gurësh diamanti, me vlerë prej 15.380 euro i ka rënë në mes të turmës.

Fatmirësisht ora e tij përfundoi në dorën e një admiruese të tij të ndershme.

Për këtë arsye Chris e ka shpërblyer admiruesen e tij Alisha me dy bileta të koncertetit të tij në vendlindjen e saj, në Cincinnati.

Sipas burimeve të TMZ-së, ai e ka takuar personalisht atë dhe e ka ftuar që t’i bashkohet trupës së tij mbas kuintave, përpara se të fillojë edhe koncerti i tij. (LajmeShqip.com)