Lajme Shqip Friday, 27 January 2012 09:00

Prishtinë –  Ai po quhet Don Zhuani i femrave. Sa herë është me një femër në krah, e shpallin të lidhur me të!

Ky është futbollisti Lorik Cana. Është gjithmonë i lumtur dhe i pëlqen të jetë ambicioz kur ndodhet në fushën e blertë.

I pëlqen të kalojë disa ditë relaksimi në Gjakovën e tij ku ka lindur; është krenar që është shqiptar dhe këtë e tregon kudo. I simpatizon shumë njerëzit që kanë besim në forcën e tij.

Ndërsa për partneren e tij të jetës ai është shprehur vetëm se, ‘dëshiroj që të jetë nga Evropa’.

I urren thashethemet, që për të kanë qenë të shumta dhe, i urren njerëzit mendjemëdhenj duke qenë se ai në natyrë është njeri i thjeshtë.

Ndërsa, përsa i pëket ndarjeve territoriale të vendeve shqiptare ai është kundër, prandaj edhe përkrah Aleancën Kuq e Zi!